Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna për vendosjen e semaforëve në qytetin e Shkodrës.

Krahas postimit, kryeministri Rama shkruan se Shkodra nuk kishte asnjë semafor e për më tepër as edhe një shtyllë semafori të ngulur në tentativë në 30 vjet demokraci.

Rama shkruan se ky është shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve, të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri është sipas tij, Partia Socialiste.

“A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci Tani nuk po komentoj për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as largqoftë për të treguar se çoç po ndodh, po thjesht për të thënë se fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”, shkruan kryeministri Rama.

/tvklan.al