Mbreti Charles i Britanisë së Madhe organizoi një pritje për liderët që ishin të pranishëm në samitin e Komunitetit Politik.

Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili pati edhe një takim me Mbretin Charles. Ndërsa në pamjet siç shihet nuk munguan as batuta mes tij së bashku me kryeministren italiane Georgia Meloni.

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale postoi edhe fotoalbumin nga takimet me liderët që morën pjesë në këtë samit, si presidentët Emmanuel Macron i Francës, Volodmir Zelenksi i Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, apo Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Tv Klan