rama legalizimetBrenda 4 vitesh 200 mijë familje do të bëhen pronarë të shtëpive të tyre. Kështu u ka premtuar kryeministri Rama banorëve të Paskuqanit teksa prezantoi paketën e re të legalizimeve të përgatitur nga qeveria. Rama tha se  banorët e zonave informale nuk do të paguajnë asnjë lek për procedurat e legalizimit te shtëpive të tyre, ndërsa ata që kanë ndërtuar në tokën te huaj do të paguajnë një çmim favorizues për truallin.

Kryeministri u shpreh se qeveria ka parashikuar të lehtësojë procedurat dhe të falë të gjitha penalitetet që u janë vendosur qytetarëve nga administrata e kaluar.

Por kryeministri u tha banorëve se kushti i vetëm për të marrë tapitë e legalizmeve është që brenda dy vitesh ata të kenë paguar rregullisht faturat e energjisë elektrike. Për këtë qeveria ka menduar t’u bëjë një zbritje në faturën e legalizmit për ata qytetarë që do të duhet të paguajnë truallin ku kanë ndërtuar shtëpitë.

Sipas kryeministrit, familjet me ndihmë ekonomike do të paguajnë vetëm gjysmën e çmimit për legalizimin e banesës së tyre. Për ata qe nuk kane mundesi te paguajne, është parashikuar regjistrimi i objektit por me një kufizim hipotekor.