Kryeministri Rama ka zgjedhur që të ju urojë të gjithëve një ditë të bukur përmes pamjeve të një tjetër parku voltaik në vend.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan se ky është një tjetër investim që do i shtohet fuqisë prodhuese.

Rama thotë se kjo fuqi prodhuese do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushë objektivin strategjik të Shqipërisë 2023, eksportuese neto e energjisë.

“Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.


/tvklan.al