Këto ditë të nxehta Gushti ndodhet në me pushime në jug, por kryeministri Edi Rama është po njëlloj aktiv në rrjetete sociale. Meqë vëmendja është tek turizmi, Rama ka sjellë dëshminë me pronarët e një biznesi që sipas tij u japin përgjigje edhe kritikëve.

Edi Rama: Si jeni këtë vit?

Pronarja e biznesit: Shumë, shumë më mirë. Dyfish sa vjet dhe mos më shumë.

Për të thënë se as këtë sezon, plazhet tona nuk janë braktisur nga shqiptarët e Kosovës, kreu i qeverisë ka sjellë dëshminë e një tjetër çifti që takoi aty.

Edi Rama: Ja edhe shqiptarët e Kosovës që thonë “kanë ikur, kanë ikur”, shikoni ku janë.

Pushuesit: Jemi këtu. Gjithmonë do të jemi këtu. Nga Prizreni, jetojmë prej 33 vitesh në Gjenevë, gjithmonë vijmë në Shqipërinë tonë të dashur. Tani, nga Himara në Vlorën heroike të Ismail Qemalit, edhe turistike patjetër. Çdo gjë më shumë se në rregull, mrekullia vetë.

Rama ka folur më herët se në rrjetet sociale ka një fushatë të qëllimshme me qëllim dëmtimin e turizmit shqiptar.

Tv Klan