Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, zhvillojë një takim me banorët e Qytetit Studenti. Duke folur me to ai nënvizojë faktin se sot kryeministri i vendit duhet të tregonte para shqiptarëve dhe banorëve të Qytetit Studentit se çfarë ka bërë, cilat premtime ka mbajtur dhe si e ka rritur mirëqenien e shqiptarëve në këto vite të qeverisjes së tij.

Edi Rama: “Mua më vjen shumë keq që në vitin 2008 ne kemi këtë kryeministër. Një kryeministër i cili kërkon t’i mbulojë premtimet e pa mbajtura që kanë rezultuar gënjeshtra të pa përmbajtura me premtime të reja. Në rast se ka bërë pensionin në qytet 100 dollarë, me këto 100 dollarë pensionistët sot mund të blejnë shumë më pak gjëra”.

Duke ju drejtuar të rinjve ai u shpreh, se është koha që askush të mos mbetet më indiferent ndaj politikës që vendos për fatet e tyre.

Edi Rama: “Merruni me politikë çuna dhe jo me politikë për t’u bërë politikan, por me politikë për mos t’i lënë politikanët që të bëjnë ça të duan me jetën tuaj. Faleminderit!”.

Në fund të takimit, Rama nënvizojë se politika që do të hartojë PS do të bëjnë që diplomat të jenë të vlefshme dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit të jenë reale./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami