E shtuna e kësaj jave do të jetë një ditë pastrimi masiv në bregdetin shqiptar nga veriu në jug.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se kjo nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit do të angazhojë bashkitë bregdetare, shkolla, qytetarë e grupe vullnetare në plazhin e Velipojës, Kunes, Hamallajt, Divjakës dhe Nartës.

Sipas Ramës, ky aksion është edhe kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë gjithë sezonit veror për plazhe të pastra.

Tv Klan