“70% e kërkesës për punë është për zanatçinjtë, 30% për shkollën e lartë”

Një nga prioritetet e deklaruara të qeverisë shqiptare është arsimi profesional. Në një konferencë kombëtare për këtë angazhim, kryeministri garantoi thellim të reformave për t’i nxitur sa më shumë të rinjtë drejt zanateve.

“70 % e kërkesave për punë janë për profesionistë apo zanatçinj, teknik të mesëm dhe të lartë. Ndërkohë që vetëm 30 % e kërkesave që ka tregu janë për arsimin e lartë universitar.”

Kreu i qeverisë dha shifra, për tregun e punës që sipas tij çdo ditë e më shumë po orientohet drejt profesionistëve.

“Besoj që me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion për arsimin profesional, si dhe me një tjetër financim në qershor do të mbulojmë të gjithë nevojën për rindërtim dhe rikualifikim të shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional në territor me kushte optimale.”

Ministri Blendi Gonxhe foli për shifra optimiste të të rinjve që çdo vit e më shumë po zgjedhin arsimin profesional.

“Janë regjistruar për herë vtë parë në arsimin profesional 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë në një kohë kur numri i nxënëseve që përfundojnë arsimin bazë është në rënie.”

Ndërsa Ambasadori i BE, Silvio Gonzato investimin te burimet njerëzore e konsidero një hap më afër Bashkimit Europian.

“Reformat në kapitalin njerëzor janë kyc për të rritur ekonominë e një vendi dhe përshpejtimin e konferegjencës me BE. Konferenca e sotme është në kohën e duhur sepse konfirmon gatishmërinë ne Shqipërinë për të arritur një tranzicion të rëndësishëm. BE do ju mbështesë në këto sfida nëpërmjet programeve të ndryshme”.

Orientimi drejt arsimit profesional, sipas kryeministrit Rama është një element i rëndësishëm në të gjithë bumin e zhvillimit të turimit që po përjeton Shqipëria.

Klan News