Ylber Ramadani beson se Shqipëria do të përsërisë performancën fantastike në kualifikueset e europianit edhe në fazën e grupeve. Në një intervistë për ‘Sky Sport Italia’, mesfushori kuqezi tha se kombëtarja e Silvinjos do të luftojë fort ndërsa ndikim do të ketë edhe mbështetja e tifozëve.

“Ka shumë shqiptarë në Itali! Tani që ne jemi në europian, na mbështesin dhe ne jemi të lumtur se kemi tifozët më të mirë në botë. Do të shkojmë në fushë për të bërë më të mirën, nuk i dihet asnjëherë por ne shkojmë në fushë për të marrë rezultatin që do të jetë me i drejti.”

Lojtari kuqezi tregon edhe se bashkëpunimi në grup është forca e përfaqësueses së Silvinjos.

“Trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer, ka krijuar një grup fantastik, jemi të gjithë të bashkuar! Në fushë zbatojmë të gjitha udhëzimet e tij! Kemi bërë një punë të mirë në kualifikuese, dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtu në europian.”

Fakti që një pjesë e mirë e kombëtares shqiptare luan në Itali, bën që kuqezinjtë të njohin karakteristikat e futbollsitëve italianë.

“Jemi 10 lojtarë që luajmë në Itali dhe njohimm mirë rolet e futbollistëve të Italisë. Në mesfushë jemi 3 që luajmë në Serie A dhe duhet të bëjmë gjithçka që të marrim rezultatin që dëshirojmë.”

Me merkaton pranë, Gjermani 2024 do të jetë edhe një vitrinë për lojtrët për të teguar aftësitë e tyre e për të marrë oferta. Por Ramadani nuk e ka mendjen aty dhe për të ardhmen do të vendosë vetëm në përfudnim të Europianit.

Klan News