Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit raportoi në kuvend se vlera e përgjithshme e shkeljeve të disiplinës financiare të zbuluara në shumë absolute arrijnë në 2.95 (dy pikë nëntëdhjetë e pesë) miliardë lek. Kjo rezultoi nga 156 (një qind e pesëdhjetë e gjashtë) kontrolle të realizuara në vitin 2003 (dy mijë e tre) dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që shteti të zhdëmtohet në masën 99% (nëntëdhjetë e nëntë përqind). Mustafa Kërçuku raportoi se dukuritë e kontrabandës dhe evazionit fiskal janë ende të pranishme. Në administratën publike janë punësuar njerëz të paaftë dhe të papërgatitur. Rastet e abuzimit janë, vërehen në pagë, shpërblime, dieta shërbimi si dhe shmangie apo falsifikim për të ardhurat e aktivitetit në rastet e doganave apo tatimeve.
Mustafa Kërçuku: “Po kshtu shpenzimet e mëdha janë evidentuar dhe në përdorimin e celularve pa limit për karburantet dhe për riparimet e autoveturave. Edhe në rrastet kur përdorimi i karburantit është dokumentuar ka keqpërdorime, kurse për riparimin e automjeteve ka rezultuar që vlera më, është më e lartë vlera e riparimit sesa vlera fillstare e mjetit.”
Abuzimet në tatim-taksa vlerësohen 1.2 (një pik dy miliardë) lek në fushën e doganave,155.2 (një qind e pesëdhjetë e pesë pik dy) milionë mosarkëtime në zërin, të ardhura të tjera 439 (katërqind e tridhjetë e nëntë) milionë lek, për shpenzimet buxhetore 511 (pesëqind e njëmbëdhjetë) milionë lek, në prokurimet publike 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) milionë, nga kontrollet e kryera në 37 (tridhjetë e shtatë) subjekte të administratës së lartë dhe të institucioneve qëndrore është vlerësuar një dëm ekonomik gati 61 (gjashtëdhjetë e një) milionë lek ku KLSH-ja ka kërkuar zhdëmtim në masën 1%(njëqind përqind). Për shkeljet e konstatuara Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 486 (katërqind e tetëdhjetë e gjashtë) masa disiplinore dhe administrative si dhe ka denoncuar në organet e prokurorisë 11 (njëmbëdhjetë) çështje penale. Gjatë debatit të raportit të KLSH-së në kuvend, opozita këmbnguli se dëmi ekonomik i shkaktuar nga administrata shtetrore është realisht më i lartë. /tvklan.al