Iva Tiço: “E pavërteta numër një, ARMO i është shitur një kompanie fantazmë me seli në Qipro. E vërteta, në bazë të kontratës së shitjes ARMO i është shitur një konsorciumi të përbërë nga tre kompani. Të dhënat e kompanisë për të cilën aludohet, Mërkurja, janë lehtësisht të identifikueshme. E pavërteta numër dy, blerësi nuk ka fuqi financiare të paguajë dhe ARMO do të përdoret si kolateral për kredimarrje prej blerësit. E vërteta, kontrata e shitjes nuk lejon që aksionet e ARMO-s të vendosen si kolateral i ndonjë institucioni financiar. Përpara pagimit të çmimit të shitjes dhe kalimit të pronësisë tek blerësi. Çmimi i shitjes prej 128 milion e 750 mijë euro do të paguhet me një këst të vetëm.”/tvklan.al