Kujtim Çashku: “Sipas një kërkese të sapo mbërritur nga Albafilmi kërkohet t’i heqin vullnetarisht dhe menjëherë në kinoteatrtin veror në ekranin e madh, që nuk u arrit të shkatërrohej dje. Ne nuk do të shkatërrojmë ekranin ku do të shfaqen filmat e edicionit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, ne nuk do të shkatërrojmë asgjë prej asaj qe kemi ndërtuar me ndërgjegje të plotë qytetare prej 5 vjet rresht. I bëjmë thirrje Albafilmit të heqë dorë nga çdo përpjekje për të na penguar në procesin tonë akademik, si dhe së bashku të gjejmë zgjidhje për situatën e krijuar, në mënyrë që studentët t’u kthehen klasave dhe produksionit tonë kinematografik./tvklan.al