Drejtoria e “Albafilmit” ripërsërit kërkesën drejtuar Akademisë së Multimedias “Madubi” për lirimin e ambienteve të jashtme me argumentin se subjekti Ora film, i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 44 milion lekë humbje, duke mos paguar në vite detyrimet financiare.

Në një konferencë për mediat Drejtori i “Albafilmit” Fatmir Musaj, ka sqaruar se subjektit Ora Film, nuk synohet ti merren ambientet e brendshme të shkollës “Marubi”, të cilat i disponon me një vendim qeverie të vitit 2005, por bëhet fjalë për marrjen e 2500 metrave lulishte, të cilat sipas Musajt janë rrethuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe ndaj të cilave drejtori i subjektit Ora Film ka shmangur detyrimet ligjore ndaj shtetit.

Fatmir Musaj: “Më vjen që ka një përplasje me një subjekt që quhet Ora Film dhe që drejtohet gjithashtu nga një artist që kemi.. kam respekt reciprok, por po ju bëj me dije sepse VKM-ja numër 74 flet fare qartë, që Ora Film SHPK do të merrte vetëm një sipërfaqe prej 200 m/2, ndërsa zoti Çashku si drejtues i Ora Film sh.p.k. nuk u mjaftua vetëm me këtë sipërfaqe të dhënë nga VKM-ja, por në mënyrë të paligjshme pushtoi të gjithë ndërtesën pronë shtetërore, me një rreth sipërfaqeje, prej rreth 2500 m. Mbas Kujtim Gjonit dhe mbas tjetrit deri tek Buron Kaceli që zëvendësoj unë janë me dhjetëra letra që janë drejtuar për subjektin. Mua më rezulton bile shteti me humbje ose institucioni që unë drejtoj rreth 44 milion lekë”.

Rektori i kësaj akademie, Kujtim Çashku, deklaroi se nuk do të lejonte shoqërinë Albafilm të prishte atë që ai e cilësoi si investim të tij, duke konsideruar si një konflikt civil këtë përplasje, ai e ftojë më tej Albafilm in që nëse i është cenuar e drejta e pronësisë, t’i drejtohet organeve gjyqësore./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Ben Haxhiaj