Çështja Fazlliç ka sjellë reagimin e ashpër të Kryetarit Socialist Edi Rama. Ai akuzoj kryeministrin Berisha se po përdor pushtetin duke i shpallur tashmë luftë të hapur institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Rama ju referua pikërisht kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme drejtuar organit qendror të akuzës për tu njohur me dosjen Fazlliç.

Edi Rama: “Është e pa tolerueshme që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të kërcënojnë publikisht prokurorinë e republikës dhe të bëhen mburojë e një marifetçiu të rëndomtë ballkanik i përzier në shumë e shumë afera të dyshimta. Këto reagime e nënvizojnë edhe më fort se në ç’nivel ka rënë qeverisja e vendit dhe se sa vite dritë e larg janë interesat e qytetareve dhe qytetarëve shqiptare nga interesat e Sali Berishës dhe të klanit të tij që ka kapur qeverinë. Unë jam absolutisht në mbrojtje dhe në mbështetje të prokurorisë së republikës”.

Rama tha se situata po shkon gjithnjë e më shumë drejt degradimit të marrëdhënieve mes qeverisë dhe institucioneve kushtetuese. Një moment që për krye socialistin përbën rrezik potencial për demokracinë në vend./tvklan.al

Gazetare Menada Zaimi

Operator Klodian Keçi