Drejtues të Spitalit Ushtarak kanë reaguar pas idesë së hedhur nga ministri i shëndetësisë Solis dhe kryebashkiaku Rama për ngritjen e një spitali rajonal për Tiranën në ambientet e Spitalit Ushtarak. Sipas drejtorit të shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes me ktë lajm është njohur vetëm nëpërmjet mediave. “ Kjo është një ide e papritur dhe e pakonsultuar në asnjë rast me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Spitali Ushtarak Qendror Universitar nuk ka hapësirat e lira sikundër pretendohej. Është e nxituar pasi ansnjëherë nuk është e diskutuar një ide e tillë zyrtarisht. Nguti për ta hedhur atë në tregun meidatik më s’paku është dëshmi se për ktë ide nuk ka asnjë studim të qartë.” Ngritja e një spitali rajonal vetëm për Tiranën ka lindur si domosdoshmëri, pasi në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” fluksi i të shtruarve nga rrethe të ndryshme të vendit ka bërë që niveli i shërbimit shëndetsor të lërë për të dëshiruar. /tvklan.al