Familja e Agim Dakës, të riut që u vra në vitin 2005 në zyrën e Komisar Artan Cukut mohon të ketë lidhje me Mikel Shallarin.

Prindërit e Bujar dhe Florian Dakës sqarojnë se dy djemtë tyre kanë qenë në shtëpi ditën kur është vrarë Komisari dhe nuk janë larguar asnjëherë nga Shkodra.

Bujar Daka, që u shoqërua në polici pas vrasjes së Cukut, u shmaget kamerave, por thotë se policia duhet t’u kthejë sendet që u ka sekuestruar në momentin e shoqërimit.

Familja Daka kërkon të lihet e qetë e të mos përfshihet më në këtë histori, që i ka shkaktuar vetëm probleme.

Tv Klan