‘Los Blancos’ nuk thyhen as nga Atletico, kryeson e vetme La Ligën spanjolle

Real Madrid vijon të kryesojë La Ligën spanjolle edhe pas javës së 6-të të saj. “Mbretërorët” nuk hasën vështirësi në derbin e kryeqytetit kundër Atletikos, duke triumfuar me shifrat 2-1 dhe ruajtur ecurinë pa humbje në këtë sezon. Rodrygo e Valverde ishin autorët e golave për Realin e Madridit, që nuk po ndjen aspak mungesën e Karim Benzema. Peshën kryesore në këtë përballje e mori përsipër braziliani, Vinisius, i cili u përfshi në pothuajse në të gjithë lojë sulmuese të Realit, duke merituar edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.

Një përballje që vendosi edhe shumë rekorde. Real fiton gjashtë ndeshjet e para të La Ligës, për ta dërguar në 9 numrin e fitoreve radhazi këtë sezon në të gjithë kompeticionet, teksa numëron 2 pikë më shumë se Barcelona ndjekëse në renditjen e elitës së kampionatit spanjoll.

“Nuk mund të kërkoj më shumë nga kjo skuadër. Kemi fituar çdo ndeshje dhe jemi shumë të kënaqur. Jam krenar që stërvis këta lojtarë”,  tha tekniku i Real Madrid, Karlo Ancelotti pas sfidës.

Në transfertën delikate ndaj Atletikos, 14 herë kampionët e Europës përmirësuan edhe ecurinë e tyre të pamposhtmërisë, pasi shmangën humbjen për herë të gjashtë në 7 ndeshjet e fundit të vlefshme për La Ligën spanjolle, duke koleksionuar dy fitore dhe 4 barazime. “Los Blancos” nuk kanë humbur derbi të njëpasnjëshëm jashtë fushe kundër rivalit të qytetit në La Liga që nga Janari 1977, duke e shndërruar këtë fitore në një sfidë që vlen shumë më shumë se tre pikët.


Klan News