Let’s be good, Let’s SIN and tell to the world!

Roger Sanchez, ( shshsh…. është mëkat të mos e njihni) DJ me famë ndërkombëtare dhe fitues i çmimit Grammy, nga skenat e night club-eve më të njohura të Ibizës, ngriti temperaturat në ekstrem në një  nga skenat më trasgresive të momentit, në SinGreen Coast. Pas një turi super të suksesshëm në qytetet e Britanisë, Italisë dhe Spanjës, Roger Sanchez ndaloi në bregdetin e jugut, duke dhuruar një spektakël që do të mbahet mend gjatë.

Nxehtë, det, shije dhe atmosferë. Roger Sanchez ftoi të gjithë “mëkatarët”, ata më të guximshmit, të mblidheshin në SIN Beach Club & Restaurant për një natë të paharrueshme.

Kjo festë shpërthyese që filloi pas perëndimit të diellit, sepse pas perëndimit gjithmonë ka “histori për të treguar” mori dhe mbërtheu vëmendjen e të gjithë pushuesve që ndodheshin këtë fundjavë në rivieren shqiptare.  SIN Beach Club & Restaurant, destinacioni më i ri dhe më intrigues në Green Coast, bashkoi të gjithë adhuruesit e jetës së natës për të shijuar të njëjtën atmosferë elekrizuese që gjendet në destinacionet më të famshme në botë. Roger Sanchez është vetëm një prej emrave më në zë të muzikës ndërkombëtare që kanë performuar, pasi netë të tilla do të shoqërojnë të gjithë sezonin veror në SIN dhe në ambientet dedikuar argëtimit në Green Coast, që këtë vit janë të gjitha ndjellëse për një verë që nuk mund të shijohet ndryshe veçse me “Sin” në sy.  

Çfarë ndodh në Green Coast, nuk mbetet në Green Coast pasi lajmi është përhapur kudo. Festat më të nxehta të verës i gjeni vetëm aty!