Kulla Hupi në Bulqizë është shpallur monument kulture që në vitin 1977 për shkak të veçorive që ajo ka. Trashëgimtari i saj, Genti Hupi ndodhet në studion e ndërmjetëses Eni Çobani për të ndarë me shikuesit e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shqetësimin e tij.

Fqinji ka të njëjtin mbiemër dhe në rrjetet sociale reklamon pronën e tij si kulla Hupi për qëllime biznesi. Por çfarë ndodh? Duke qenë se nuk mund ta përdorë këtë në dokumentet zyrtare, siç shpjegon Eni Çobani përmes një ekstrakti nga QKB, ai e ka regjistruar biznesin si bujtina Hupi, por përdor termin e kullës.

Eni Çobani: Biznesi i Lulëzim apo Lulian Hupit nuk është kulla  Hupi, është bujtina Hupi. Tani për më tepër, dua të dëgjoj nga zotëria që kam këtu.

Genti: Siç e shihni edhe ju këtu, këtu thotë gazeta “Dibra” e Sul Hupit, këtu ndodhet shtëpia e Lulzim Hupit, nuk është kulla Hupi kjo. Këtu rezulton me një fjalë shtëpia e Lulzim Hupit.

Eni Çobani: Pra termi sipër është kulla Hupi dhe është shfrytëzuar fotoja e biznesit të Lulzimit, nuk është kulla e vërtetë.

Genti: Për të manipuluar kullën e vërtetë që thotë kulla Hupi një nga kullat më unike dhe këtu ndodhet varri i stërgjyshit tim Sulejman Hupi. Këtu tani unë duke iu referuar kësaj dhe i kam thënë edhe Lulëzimit, i kam thënë Lulëzim, hajde këtu, tani kulla Hupi këtu, ti je apo jam unë? “Jo po unë e vë emrin  si të dua unë, e kam shtëpinë time, e vë si të dua unë”. I thashë ti je bujtina Hupi, jo kulla Hupi, për çfarë e bën këtë, për të më prishur punë mua?  “jo”, tha, “ka folur edhe kryeministri për këtë histori”. I thashë për kë histori ka folur kryeministri? Duke dëgjuar videon e kryeministrit dhe kjo është një fakt shumë i mirë, i kam thënë shiko këtu çfarë thotë, kulla Hupi, një nga kullat më unike dhe kulla historike, tani kulla historike i kam thënë, ma fakton dot se je ti kulla?

Veç kësaj, në fotot që Eni Çobani dhe Genti tregojnë, Lulëzimi reklamon pronën si kulla Hupi duke përdorur fotot e biznesit të tij.

Eni Çobani: Kulla e vjetër historike, unike, ta përdorim fjalën për ta kuptuar më mirë është kulla  për të cilën po shikojmë dy fotot poshtë. Ndërkohë sot, reflektohet si e rikonstruktuar në fotot sipër ndërkohë që nuk është e vërtetë. Kulla për të cilën flasim që është e rikonstruktuar, është kulla  e biznesit të Lulëzim Hupit, pra nuk është kulla historike dhe unike. Përdorimi i emrit nga z. Lulëzim Hupi është një shkelje e ligjit e cila është e palejueshme si nga ligji dhe nga shoqëritë tregtare, por edhe nga ligji penal në Republikën e Shqipërisë./tvklan.al