Lajme Arkiva 2003

Himara pas zgjedhore është tashmë e qetë njoftimet për incidente të dhunshme për portrete të gjakosura dhe për flamuj grek që valëviten për persona që shprehen kundër shenjave shqiptare, nuk kanë lënë ndonjë gjurmë të dukshme në rrugët dhe shtëpitë e Himarës. Ndërkohë në ballkonet e zyrave dhe në shtëpitë e himarjotëve valëvitet vetëm flamuri i kuq.

Në sheshin e Himarës, himarjotë të rinj e të vjetër pinë kafen me sytë edhe nga ekrani i vetëm ku informohen shqip për zgjedhjet. Ankthi paszgjedhor ndihet vetëm në zyrat e përfaqësuesve të forcave politike. Vasil Bollano i shpallur paraprakisht fitues në vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e Himarës distancohet nga çdo akt dhe incident madje akuzon edhe kampin e kundërt.

Vasil Bollano: Atëherë do të shikojmë se numri i votuesve është një shifër disi standarde. Nuk kemi ardhje më të fuqishme, por besoj, se është theksoj për të tretë herë është mbështetja që elektorati i Tiranës i jep personit  tim dhe Partisë së të Drejtave të Njeriut. Ajo na detyroi që ne të kandidojmë përsëri.

Gazetarja: Pra nuk keni ndonjë falënderim të veçantë për elektoratin e Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike të Himarës që u bë pjesë e koalicionit tuaj?

Vasil Bollano: Sigurisht që ne e kemi falënderuar vazhdimisht për dy arsye. Jo se është forca e elektoratit të tyre që ne na shtyu drejt fitores, por është pozicionimi i tyre demokratik, për herë të parë një shembull konkret i kësaj natyre dhe ajo ndikoi pozitivisht sepse ishin 3-4 komisionerë që mbronin votën e kandidatit të Partisë të Drejtave të Njeriut dhe po të shikojmë në çdo qendër votimi rriheshin 3-4 vetë.

Gazetarja: Megjithëse nuk është zyrtarizuar informacioni për fitoren tonë në KQZV dhe në KQZ, duket se ju do të shkoni shumë shpejtë në selinë e Bashkisë së Himarës për të marrë detyrën e kryetarit.

Gazetarja: A do ta merrni me vete flamurin grek së bashku me flamurin shqiptar dhe simbolet fetare që keni në zyrën tuaj këtu edhe në zyrën e bashkisë?

Vasil Bollano: Sigurisht, besoj se flamujt simbolik kozmik, sepse nuk janë flamuj simbolik lokal, ata do të mbahen dhe do të mbahen të gjithë flamujt. Më pëlqen ajo emblema që ka të 12 flamujt e Evropës së Bashkuar, por fatkeqësisht në një dyqan që e bleva këtu në Vlorë gjeta vetëm këtë që është flamuri dysh.

Në zyrën e Partisë Demokratike të Himarës kryetari shprehet i kënaqur për rezultatin paraprak ku është rrëzuar kandidatura e majtë duke u distancuar nga festimet ekstremiste.

“Partia Demokratike si në qendër, kam parasysh deklaratën e doktor Berishës edhe në bazë përkrah këtë program që s’ka të bëjë as me minoritar, as me nacionalist, ka të bëjë me një program të thjeshtë për Himarën dhe po të doni jua vë në dispozicion programin dhe këtë e mbroj në të gjitha fshatrat. Fushatën e kemi bërë vetë dhe në asnjë moment nuk ka dalë as shkolla, as Greqia e as është kapur ndonjë e tillë se në të kundërt ne do të mbanim qëndrimin tonë”.

Ish kandidati socialist për Bashkinë e Himarës është gjithashtu në pritje të vendimit të KQZ-së zgjedhjet në këtë bashki.

 Jorgo Goro: E gjithë kjo që ndodhi në Himarë është e importuar dhe e fryrë nga qarqe të caktuara që edhe unë nuk e di se si dhe çfarë duan të bëjnë në Himarë, çfarë duan të arrijnë në Himarë. Ndoshta duan ta përçajnë Himarën. Ndoshta nuk duan të mirën e Himarës, ndoshta nuk duan kurrë që në Himarë të bëhet një proces zgjedhor i lirë i qetë dhe pa probleme.

Jashtë zyrave partiake Himara i takon normalitetit. Himarjotët shprehen thjesht se nuk duan të shohin më raste ekstreme në ekranet televizive.

Qytetar: Mendoj se kjo është nga ana e PBDNJ-shit, domethënë disa elementë të caktuar të cilët kishin ardhur me qëllim  për të bërë këto veprime që bënë në Himarë. Por në përgjithësi populli i Himarës nuk pajtohet me këto qëndrime dhe me këto veprime.

Qytetar: Nga Greqia kanë ardhur autobusët me djemtë e himarjotëve dhe kanë votuar për Himarën.

Qytetar: Votojnë vetëm për të drejtat e njeriut në Himarë se nuk e shikojnë as flamurin turk që ngrihet në Fier e më tutje, as flamurin amerikan, por filmojnë vetëm flamurin grek që ngritën dy budallenj këtu në Himarë.

Gazetarja: Ju u indinjuat si qytetarë kur u ngritën këta flamuj në Himarë?

Qytetar: Nuk na pëlqeu. Nuk na pëlqeu kjo gjë.

Qytetar: Ne jemi të distancuar si himarjotë me ekstremizmi, por dua të them dhe kaq që qeveria shqiptare dhe qeveria greke duhet të shuajnë zjarrin e Himarës që vazhdon gjithmonë e ndizet./tvklan.al