Kryebashkiakun e ri të zgjedhur të Himarës, Vangjel Tavo e ka uruar edhe kryeministri Rama me një video të veçantë në rrjetet sociale. 

Rama dhe Tavo shfaqen fillimisht si skulptura greke me nënshkrim në gjuhën helene.

“Mirëmëngjes me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

Në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Tv Klan