Moti i keq me vranësira dhe reshje të dendura shiu është rikthyer sërish këtë të mërkurë në vendin tonë. Reshjet më të dendura kanë qenë në Shkodër, ku nuk munguan as përmbytjet e rrugëve, duke vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen e njerëzve.

Megjithatë të gjitha akset kryesore rrugore kanë qenë të kalueshme, ndërsa punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe ato të shërbimeve publike kanë qenë në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e kanaleve dhe pusetave.

Tv Klan