Tirana është fokusuar sërish  në faqet e para të mediave të huaja. “Voyageurs”, një revistë franceze vlerëon kryqytetin shqiptar duke sjellë në vëmendje aspektet moderne të një kryeqyteti të cilit i përshkruan historinë dhe kulturën.

Kjo media zbulon aktivitetet që vizitorët e huaj mund të bëjnë në Tiranë dhe rekomandon që të eksplorojnë atraksionet që duhen parë, të cilat dëshmojnë historinë e kryeqytetit e po ashtu edhe destinacionet më moderne.

Ndër turet me guida që duhen bërë në Tiranë, për të mësuar sekretet e së shkuarës janë Xhamia e Et’hem Beut, Muzeu Historik Kombëtar dhe Kulla e Sahatit, të cilat përshkojnë sheshin “Skënderbej”. Kjo media risjell në vëmendje edhe transformimin e kryeqytetit nën drejtimin e ish-kryebashkiakut Edi Rama.

Nga një qytet pa jetë dhe fasada të zbehura, panoramës i janë shtuar ndërtesa tejet moderne.Për të shijuar vërtetë kulturën e Tiranës,  turistët duhet të provojnë për gastronominë. Është interesante të theksohet, se specialitetet vendase janë rezultat i ndikimeve nga vendet fqinje, si Greqia dhe Italia, por edhe nga vende më të largëta si Turqia.

E çliruar nga diktatura prej më shumë se 3 dekadash, Tirana përfaqëson një imazh të ri, më premtues se kurrë për udhëtarët që kërkojnë destinacione evropiane që janë sa të përballueshme, aq edhe pasuruese.

Në fund media e njohur këshillon lexuesit të zbulojnë kryqytetin, pasi rrugët e Tiranës të tejmbushen me vizitorë.

Klan News