Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë pësoi një tkurrje të lehtë me 0.11 për qind gjatë muajit Qershor, duke arritur në nivelin e 5.31 miliardë Lekëve, nga 5.49 miliard që ishte në Maj.

Kjo ka ardhur si pasojë e politikave që po ndjek Banka Qendrore për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit, por edhe zhvlerësimit të mjeteve financiare valutore që ka sjellë forcimi i Lekut.

Referuar shifrave, letrat me vlerë arritën në nivelin e 493.3 mld Lekëve, ndërsa depozitat pësuan një kthesë rënëse me të paktën 47.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deri në fund të këtij viti, rezerva valutore planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë Euro. Nga Janari deri në muajin Mars, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu i brendshëm 32.60 milionë Euro, e gjitha kjo për efekt të rezervës valutore.

Ndërkohë që nëpërmjet 20 ankandeve që do të zhvillohen deri në fund të vitit, Banka Qëndrore synon të blejë në total 330 milion Euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Tv Klan