Riccardo Calafiori do të jetë një futbollist i Arsenalit. Palët e kanë arritur akordin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Nga Serie A largohet një tjetër element i rëndësishëm, që do të vazhdojë karrierën e tij në premier League.

“Topçinjtë” do të paguajnë për kartonin e mbrojtësit 45 milionë euro, shto këtu edhe pesë të tjera si bonuse.

Bolonja do të përfitojë 23 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do t’i shkojë zviceranëve të Bazelit, në bazë të akordeve mes klubeve.

Calafiori do të përfitojë 4 milionë euro në një sezon për pesë vitet e ardhshme.

Klubi nga Emilia Romanja ka nisur nga puna për të zëvendësuar 22-vjeçarin. Po ndiqet me interes gjermani Mat Humales, por në garë për shërbimet e tij është futur edhe Real Madridi, duke ua vështirësuar operacionin italianëve.

Klan News