Riccardo Calafiori është zyrtarisht një futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin dhe u bashkua me skuadrën në Filadelfia.

“Topçinjtë”kanë pagur për kartonin e futbollistit 45 milion euro. Trajneri mund ta përdorë italianin si qendërmbrojtës apo në të majtë të repartit.

22-vjeçari është përforcimi i parë i Arsenalit në këtë merkato vere. Calafiori ishte një lojtar kyç sezonin e kaluar për Bologna-n, që siguroi kualifikimin në Ligën e Kampioneve pas 6 dekadash.

Më pas ai bëri një paraqitje mjaft të mirë tek Italia në Euro 2024.

Calafiori tha se ndihej i lumtur për transferimin dhe shpreson që në këtë sezon të lërë shenjë ne Premier League.

Klan News