Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj Kosovës dhe mbrojnë fort qëndrimin e tyre ndaj njohjes së pavarësisë së saj. Në vizitën e saj në Lisbonë të Portugalisë, sekretarja amerikane e shtetit Condolezza Rice, tha se Kosova është unike.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm portugez Luis Amado,  Rice u pyet për paralelizmat mes Kosovës dhe Gjeorgjisë. Ajo u përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për 2 situata krejt të ndryshme, para së gjithash shtoi ajo, Kosova ishte situatë unike, erdhi pas shkatërrimit të Jugosllavisë, ndaj mendoj se nuk duhet të lejojmë që ky argument të bëhet.

Të njëjtin mendim ndau edhe homologu portugez Amado, sipas të cilit ndonëse në shumë analiza janë tërhequr paralele mes këtyre dy vendeve, kemi të bëjmë me situata shuam të ndryshme. Për sa i përket Rusisë, Rice ashpërsoi tonet duke theksuar se Moska po thellon izolimin e saj me sjelljen që po bën në Gjeorgji.

Jam krejtësisht e sigurt se Rusia do ta kuptojë se po e thellon izolimin e saj dhe se nuk ka rrugëdalje tjetër, por të respektojë marrëveshjet dhe të fillojë të ndryshojë sjelljen e saj tha Rice./kvklan.al

Gazetare: Urita Dokle