Biblioteka publike e qytetit të Fierit është ndërtuar në vitin 1947. Pas 53 vitesh më në fund ajo është rikonstruktuar e gjitha me fondet e Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit Soros. Kjo bibliotekë ka në fondin e saj 140 mijë libra në gjuhën shqipe dhe të huaj. Brenda bibliotekës janë ngritur disa salla të reja si ajo e leximit me 140 vende si dhe salla e aktivitetit të fëmijëve.

Në inagurimin e ambjenteve të kësaj biblioteke merrte pjesë ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Esmeralda Uruçi, kryetari i Bashkisë së Fierit Nikollaq Koshovari si dhe përfaqësues nga fondacioni Soros në vendin tonë. /tvklan.al