I ftohti polar është rikthyer në vendin tonë duke përfshirë të gjithë territorin nga reshjet e shiut e të dëborës. Ndërsa temperaturat kanë zbritur  me 3 apo 4 gradë celsius, por mos u trembni, ky i ftohtë nuk do të qëndrojë gjatë.

Sipas sinoptikanëve reshjet e shiut e të dëborës do të na shoqërojnë deri në mes javë, më pas do ti themi lamtumirë dimrit, pasi do hyjmë në pranverë më shpejt nga ç’pritej.

Tanja Porja: “Temperaturat do pësojnë një rënie drastike, në fundjave pritej që dhe në zonën ulët temperaturat në orët e mëngjesit të arrijnë shumë afër zeros dhe në disa zona edhe nën zero gradë celsius. Dhjetëditëshi i fundit të shkurtit pritet të sjellë masa ajrore të ngrohta për të cilat mund të themi që është dhe një para-hyrje në pranverë.”

Përsa i përket stinës së pranverës, këtë vit ajo do të jetë e thatë, pasi do të mungojnë reshjet e shiut që e karakterizojnë.

Tanja Porja: “Zonat malore do shënojnë jo më poshtë se 9 gradë celsius, zonat e ulëta deri në 15 gradë celsius dhe zona bregdetare në 16 gradë celsius. Përsa i përket parametrit të reshjeve pritet që kjo pranverë ndryshe nga pranverat e tjera të jetë më e thatë se sa një pranverë normale.”

Duke qenë se ardhja e pranverës së hershme të paralajmëruar nga sinoptikanët është shumë afër, të apasionuarit pas dimrit mund të shijojnë bardhësinë e dëborës edhe për pak ditë./tvklan.al

Gazetare: Brundila Cami