Rreziku nga tajfuni ka kaluar në Tajvan, por pasojat kanë mbetur këtu. Menjëherë është rihapur linja hekurudhore me shpejtësi të lartë veri-jug.  

Gjithashtu janë vënë në funksionim rrugët, por vazhdojnë problemet me transportin ajror. Punonjësit e emergjencave po pastrojnë rrugët duke larguar edhe pemët e rrëzuara pas tajfunit shkatërrimtar.

Pavarësisht shenjave pozitive të rimëkëmbjes situata mbetet e rënduar në qytetin port të Kaohsiung dhe në qarkun fqinj Pingtung.

Gati 100,000 familje, në Kaohsiung dhe Pingtung vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa rreth 130,000 familje në Kaohsiung mbeten pa uji të pijshëm.

Bilanci i viktimave nga supertajfuni “Krathon” ishte dy të vdekur dhe 667 të plagosur.

Klan News