Përfundon rindërtimi i shkollës 9 – vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, falë financimit të Bashkimit Europian dhe zbatimit të UNDP. të pranishëm në përurimin e shkollës së re ishin kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e arismit Ogerta Manastirliu të cilët folën dhe për projektet e reja.

Ogerta Manastirliu: Do të hapim kantierët për 40 shkolla të reja që mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me fondet e qeverisë shqiptare. Bashkë me Erionin do të fillojmë gjithashtu edhe një tjetër fazë të shkollave që i duhen tashmë Tiranës. Jo vetëm që të përmirësojmë cilësin ë e arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës, por nga ana tjetër të reduktojmë edhe shkollat me dy turne.  

Erion Veliaj: Fillojmë me një paketë prej 10 shkollash të tjera, kryesisht në zonat e Astirit, Liqenit të Thatë, Saukut dhe Shkozës; pra, periferitë e Tiranës, që më në fund zgjidhin përfundimisht çështjen e arsimit. Që nga koha e Pavarësisë nuk janë ndërtuar kaq shumë shkolla në Tiranë.

Ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në godinën 4-katëshe kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe aksesin për nxënësit me aftësi ndryshe.

Shkolla “Emin Duraku” ofron kushte bashkëkohore për mbi 1300 nxënës me një infrastrukturë të pasur që përfshin 50 klasa, laboratorë shkencorë, IT dhe arti, një bibliotekë moderne dhe terrene sportive.

Klan News