Shkëlqimin e një prej kryeveprave artistike botërore kryeqytetasit e kanë shijuar edhe njëherë pas 11 vitesh. Në Teatrin e Operas dhe Baletit kjo dramë lirike vihet në mbështetje të Institutit Italian të Kulturës dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportve. Është mirëpritur në mbrëmjen premirë loja e aktorëvë Shqiptarë dhe atyre të huaj. Regjisori Luigj Gurakuqi ka sjellë një version tjeter te Trovator-es, ndryshim në disa skena dhe 90% e solistëve janë të rinj.

“Trovatore” një nga tre veprat më të mira te kompozitorit Italian, Verdi, është cilësuar si opera e temperamenteve të zjarrta, është kuptuar qartë hakmarrja e një ciganeje ndajë kontit. Drama lirike me 4 akte solli në skenë 100 aktorë. Sipas regjisorit “Trovatore” është një vepër e vështirë dhe spektakolare që hynë në veprat trragjike. Kostumet janë blerë 11 vite më parë nga teatri “La Scala” i Milanos. Megjithëse është punuar prej një muaji për të vënë në skenë këtë melodramë të përamsave gjigande, emocionet ishin të mëdha, pasi luhet pjesa e të madhit Verdi, që ka korrur sukses në skena botërore.

Gjithcka, interpretimi, kostumet, skenografia dhe dirigjimi janë duartrokitur vazhdimisht gjatë ndërrimit të akteve./tvklan.al