Porti i Durrësit është bërë një destinacion i preferuar për jahte turistike nga e gjithë bota. Thuajse çdo ditë në këtë port ankorohen jahte luksoze që sjellin turistë të shumtë për të shijuar bukuritë e Shqipërisë.

Mëngjesin e së hënës mbërriti në port superjahti luksoz “Opera”, me vlerë rreth 450 milionë dollarë, në pronësi të njërës prej figurave kryesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Superjahti i tij është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe prodhim i vitit 2022, mund të mbajë deri në 48 të ftuar në 24 kabina me një staf  prej 80 personash.

Infrastrukturat e përshtatshme dhe shërbimet në Portin e Durrësit që prej fillimit të verës ka sjellë mbi 25 jahte të madhësive të ndryshme, duke e kthyer një pikë të rëndësishme për turizmin detar në Mesdhe.

Ankorimi i jahteve turistike gjithashtu ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në promovimin e tij si një vend tërheqës turistik.

Tv Klan