Këngëtari Robert Berisha me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, ka bërë një dedikim mjaft emocionus për vogëlushen e tij Renne.

Ai ka postuar në Instagram një foto së bashku me Renee dhe shkruan se ajo është kuptimi i jetës së tij.

 “Ti je dielli, hëna ime dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar ditën e bijave”, ka shkruar këngëtari.

Në këtë postim nuk ka munguar as komenti i Nora Istrefit e cila shkruan: “Reneeja ime e bukur”.

Edhe pse të ndarë, Roberti dhe Nora ruajnë një raport miqësor me njëri-tjetrin dhe kjo për hir të vajzës së tyre. /tvklan.al