Ndeshja e 6-të e turit të 16, ajo mes Portugalisë dhe Sllovenisë, do të nisë në orën 21:00 dhe do të luhet në Frankurt Arena. Në këtë turne Portugalia ka më shumë fitore (2) sesa kishte në Euro 2016, në këtë fazë.

Vetëm Gjermania ka pasur më shumë tentative në portë sesa 54 tentativat e Portugalisë në fazën e grupeve. Vetëm Skocia kishte më pak tentativa në portë se Sllovenia, e cila realizoi 25 të tilla në fazën e grupeve. Sulmuesi i Sllovenisë Benjamin Sesko pati 5 nga ato tentativa, por nuk ka shënuar ende.

Mbrojtësi portugez Pepe vazhdon të zgjasë rekordin e tij në europiane si lojtari më i vjetër në histori. Ai është 41 vjeç e 126 ditë të hënën.

Cristiano Ronaldo, i cili mbushi 39 vjeç në shkurt, do të vendosë rekordin si golashënuesi më i vjetër i europianëve nëse shënon sonte. Rekordi mbahet nga Luka Modriç, që shënoi kundër Italisë në moshën 38 vjeç e 289 ditë.

Sllovenia në këtë Europian ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e grupeve. Ata do të shpresojnë se 21-vjeçari, që sulmuesi i tyre kryesor, Benjamin Sesko mund të shënojë për herë të parë në këtë europian.

Sesko, i gjatë 195 cm, me aftësi atletike të jashtëzakonshme, ka shënuar 5 gola për përfaqësuesen sllovene gjatë kualifikueseve të Euro 2024. Sipas Opta, Portugalia është favorite kundër Sllovenisë, duke fituar 65.4% të simulimeve.

Sllovenia do të luajë ndeshjen e saj të parë në fazën eliminatore në një turne të madh (Kupa e Botës/Euro). Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në asnjë nga 7 paraqitjet e tij të fundit për Portugalinë në turnetë e mëdha.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka pasur 19 goditje në të 2 turnetë (Kupë Bote/Europian) që nga goli i  fundit kundër Ganës në Kupën e Botës 2022. I shërbyer nga shokët, por CR7 ka “shumë” ndeshje pa shënuar.

Vitinha ka qenë një nga portugezët që ka tërhequr vëmendjen, duke kompletuar 90% të pasimeve të sakta gjatë fazës në grupe.

Arbitri kryesor është italiani Daniele Orsato, i asistuar nga patriotët e tij Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini. Arbitri i katër është Espen Eskås nga Norvegjia. Në dhomë e VAR, do të jetë një tjetër italian, Massimiliano Irrati./tvklan.al