Modelja e njohur Adrola Dushi përveç një karriere të suksesshme në modeling, është edhe një nënë e përkushtuar e një djali.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, Adrola u shpreh se cila është ëndrra më e madhe e saj.

Noeli: Ti a ke ndonjë ëndërr moj gocë?

Adrola: Unë sigurisht që kam shumë ëndrra, të cilat jam e sigurt që do i realizoj, por ëndrra më e madhe që në jetë është që djali im të jetë i qetë, i lumtur, i plotësuar dhe pa shumë trauma në jetën e tij. Çfarë dua realisht të arrij është të arrij të jetoj familjen, të jetoj djalin tim në shtëpi mos kem nevojë të iki të udhëtoj. Unë çdo natë që fle me Troin i them, qoftë nata e fundit që ne do të ndahemi. Është shumë e rëndësishme familja, është gjëja që dua absolutisht më shumë në jetë./tvklan.al