Rreshjet e shiut dhe përmbytjet kanë goditur sërish vendin dhe kryesisht veriun e Shqiprisë. Sipas Qëndrës Operiacionale për Emergjencat Civile, Shkodra, Lezha, Kuksi dhe Dibra janë qarqet me më shumë pasoja. Në Shkodër janë përmbytur mjaft hektarë tokë duke vërshuar dhe në banesa dhe në fshatrat në: Hellbik, Baçallek, Dajç dhe Velipojë. Ujëmbledhsi i hidrocentralit të Vaut të Dejës ka arritur kuota maksimale dhe për ktë janë hapur dhe portat e shkarkimit duke rënduar situatën pasi ujrat kanë vërshuar në sipërfaqe të shumta tokash. Dëme të mëdha kanë pësuar dhe linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa energji mjaft zona të banuara. Ndërkohë rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar gjatë natës një pjesë të rrugës nacionale në aksin Rrëshen Fushë Arrëz. E bllokuar është dhe rruga Fushë Arrëz- Fierzë ndërsa rruga Qafëmali-Kukës është hapur, por në disa segmente mund të lëvizet vetëm në një kalim. Në Dibër disa fshatra rrezikojnë shëmbje të plotë të banesave pasi ka patur shkarje masive të dherave. /tvklan.al