Rreshjet e shiut, që kanë rënë gjatë 48-orëve të fundit, kanë vështirësuar qarkullimin në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Në disa raste, për shkak të rënies së gurëve dhe inerteve, lëvizja e automjeteve është bllokuar duke detyruar Policinë e Qarkullimit Rrugor që të bëjnë edhe punën e firmave të mirëmbajtjes së rrugëve. Ndërkohë nuk kanë munguar dhe aksidentet automobilistike, por pa pasoja në njerëz. Në Pishkash një furgon me targat e Fierit është përplasur me një autoveturë me targat të Durrësit, por të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al