Rrëshkitja e dheut është riaktivizuar përsëri mbrëmë në kilometrin e njëzet e gjashtë në afërsi të Qafë Krrabës. Kështu kjo ka krijuar vështirsi në kalimin e automjeteve qysh në orët e para të mëngjezit. Në vëndngjarje kanë mbërritur dhe punonjs të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugve dhe strukturat e Policisë Rrugore. Problemi i rrëshkitjes së tokës në ktë aks rrugor ka të bëjë me strukturën e përbërjes së saj ku dominojnë argjilorët. Ky segment rrugor aktualisht paraqet vështirsi në kalim ndërsa kreu i Ministrisë së Transporteve ka deklaruar për mediat: “Unë po pres të jipet zgjidhje teknike. Mendojmë që neve ktu do ta kalojmë njëerë për njerë ndërkohë që siç e dini unë kam deklaruar që ka dhe një studim që do t’kalojë rruga e Krrabës poshtë, pra do t’jetë jo në ngjitje siç është dhe në zonë malore por do t’ketë, ka një variant një studim e kupton, që natyrisht do t’i vijë koha më vonë për t’u ralizuar.
Rrëshkitja u aktivizua në datën njëzet shkurt dhe qysh nga kjo datë rruga ka rënë rrëth tre metra nga niveli i mëparshëm. Sipërfaqja e prekur nga kjo rrëshkitje është dymbëdhjetë mijë metër katror duke filluar nga kjo lartsi e ndodhur në trashenë e rrugës e deri poshtë në përrua. Si pasojë e rrëshkitjes pezjetë pemë pyjore e krysisht pisha janë rrëzuar. /tvklan.al