Një zjarr i rënë në disa shkurre dhe që rrezikoi dy banesa në Lazarat vuri në lëvizje forcat e zjarrfikëses së Gjirokstrës.

Dy zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes duke neutralizuar flakët dhe larguar rrezikun.

Ministria e Mbrojtjes raportoi edhe një tjetër vatër zjarri në afërsi të fshatit Skrevan në Bashkinë Dimal.

Flakët që dyshohet se u aktivizuan nga këputja e një linje të tensionit të lartë përfshinë 20 hektarë shkurre e bimësi.

Në operacion u përfshinë mbi 70 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, forca policie dhe 7 mjete zjarrfikëse.

Pas rreth 8 orësh situata u normalizua.

Tv Klan