Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është përmbysur në Iran, duke vrarë të paktën 28 ​​pasagjerë dhe plagosur 23 të tjerë.

Nga 23 personat e lënduar, gjashtë kanë dalë nga spitali ndërsa shtatë  të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi imazhe të autobusit, të kthyer përmbys në autostradë.

Sipas mediave iraniane shkak për aksidentin e rëndë ëshët bërë një defekt në sistemin e frenimit të autobusit dhe mungesa e vëmendjes nga drejtuesi i mjetit.

Pelegrinët pakistanezë ishin nisur nga Irani në Irak për të shënuar ditën e shenjtë të Arbainit, një nga ngjarjet më të mëdha të kalendarit shiit.

Mosrespektimi i rregullave të trafikut dhe automjetet e pasigurta janë shkak i aksidenteve rrugore të cilat janë të shpeshta në Iran.

Klan News