Çmimi i naftës pritet të arrijë 80 lek për litër ndërsa benzina 120 deri në 130 lek për litër. Importuesit e naftës deklaruan se rezervat e karburanteve të importuara me çmime më të ulta në tregjet ndërkombëtare janë drejt zeros për rrjedhojë javën e ardhshme çmimet e tregut të karburanteve do të ndryshojnë duke u bazuar në çmimet ndërkomëbatre të cilat janë më të lartat e 16 viteve të fundit. Taksat doganore dhe akcizat të matura në përqindje i kanë shkaktuar një tjetër rritje çmimit të naftës dhe benzinës. Taksat në dogana arrijën në 120% dhe 160 % për benzinën. Bursa e Londrës ka kuotuar të premten çmimin e naftës në 37 dollarë për fuçi në çmimin më të lartë që nga lufta e parë e gjirit. çmimi i naftës u rrit me afro 7 % vetëm gjatë javës së fundit në tregjet e huaja. Investitorët ndërkombëtarë thonë se janë shumë të shqetësuar në lidhje me mundësinë e një sulmi mbi industrinë e naftës në Lindjen e Mesme që do të përkeqësonte gjendjen në një kohë që oferta është e shtrënguar dhe kërkesa e madh. Analistët ndërkombëtarë thonë se nëse çmimet e naftës do të jenë të qëndrueshme në këto nivele OPEC-u duhet të mendojë për të rritur prodhimin e për të zbutur ndikimet e çmimeve të larta të energjisë në ekonominë globale. /tvklan.al