Bankat e nivelit të dytë vijojnë të mbeten financueset kryesore të ekonomisë, teksa për muajin prill raportohet të kenë dhënë 34.2 mld lekë hua, me një rritje prej 14% krahasuar me një muaj më parë. Kjo situatë duket se është ndikuar edhe nga normat e favorshme të interesit.

Shifrat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se kanë qenë bizneset ato që kanë përfituar më shumë kreditim, me qëllim rritjen e investimeve. Për të gjithë 4-mujorin 2024, kredia e re për bizneset arriti në 92.9 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga ana tjetër dhe individët raportohet të kenë rritur kërkesat për hua nga bankat me 47.6% krahasuar me vitin e kaluar, para të cilat janë përdorur kryesisht për blerjen e apartamenteve. Nga ana depozitat e qytetarëve në paranë e gjerë kanë shënuar rënie me 0.9% duke mbetur në nivelin e 1.29 trilionë lekë, ndonëse kjo shumë rezulton 2.8% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Efekti i kursit të këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë ka rritur depozitat në monedhën euro, duke gërryer ato në lekë me 1.2% krahasuar me një muaj më parë.

Tv Klan