Transfertat e brendshme bankare në Euro në vendin tonë kanë njohur rritje të konsiderueshme në 8 muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë vetëm përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024, vlera totale e transaksioneve arriti në 3.3 miliardë Euro, rritje me 32% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të shkuar.

Këto të dhëna të transfertave në sistemin AIPS Euro tregojnë njëkohësisht edhe nivelin e lartë të përdorimit të monedhës europiane në transaksionet e brendshme ekonomike, çka lidhet edhe prurjet nga turistët e huaj.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë rritja e transfertave në Euro tregon se kjo valutë ka gjetur përdorim të madh në kanalet zyrtare të bankave për kryerjen e pagesave.

Me mekanizmin e ri të sistemit të AIPS Euro, Banka e Shqipërisë përcaktoi edhe vlerat tavan që bankat tregtare mund t’ju ngarkojnë klientëve të tyre për komisionet.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore edhe depozitat në Euro u rritën ndjeshëm gjatë këtij viti, duke shënuar në fund të Korrikut vlerën e 7.63 miliardë Eurove ose rritje me rreth 12% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023.

Tv Klan