1.6 mln shtetas e kanë vizituar Shqipërinë përgjatë muajit maj të këtij viti, nga të cilët rreth 974 mijë janë të huaj. Instituti i statistikave raporton se ky tregues rezulton me një rritje prej 30.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje gjithashtu në masën 23.9 % ka pësuar edhe numri i qytetarëve që kanë zgjedhur të dalin nga territori shqiptar përgjatë kësaj periudhe, të cilët tejkalojnë shifrën e 1.6 mln qytetarëve. Shtetasit shqiptarë përbëjnë 662.095 qytetarë, teksa pjesa tjetër janë shtetas të huaj.

Sa i takon gjeografisë së shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, dominon rajoni i Evropës me 927.906 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 24.191 dhe 8.219 shtetas.

Ata kanë deklaruar si arsye kryesore për të vizituar vendin tonë çështjet e biznesit, ndjekur nga pushimet apo vizitat tek të afërmit.

Tv Klan