101 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 të intubuar

Numri i pacientëve të shtruar si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 101 në dy spitalet e posaçme.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, 17 prej këtyre pacientëve po marrin terapi intensive në reanimacion dhe 4 janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar dhe 12 qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativë, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negativë me anë të tamponit.

Tv Klan