Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Prodhimi vendas kërcënohet nga rritja me ritme të larta e importeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tre mujorin e parë të këtij viti, niveli i importeve është rritur me afro 25% në krahasim me një vit më parë, duke iu afruar vlerës së 400 mijë dollarëve. Sfida që produktet e importuara po i bëjnë prodhimit vendas është vënë re dhe në rënien e prodhimit bujqësor.

Gjatë vitit të kaluar, rritja reale e prodhimit bujqësor ishte më pak se gjysma e rritjes së parashikuar. Në të njëjtën klimë mbytëse ndaj importeve gjenden dhe sektorë të tjerë prodhues, si industria e lehtë dhe ushqimore. Pjesën më të madhe të eksporteve e zënë rieksportet, prodhimet e ripërpunuara të investitorëve të huaj, që përdorin në Shqipëri vetëm krahun e punës dhe avantazhe të tjera, por që rieksportojnë nga Shqipëri prodhime të huaja.

Vetëm 1/5 e mallrave dhe produkteve që eksportohen, janë prodhime 100% shqiptare. Gjendja e balancës mes importeve dhe eksporteve vështirësohet dhe përball hapjes së tregjeve dhe ndonjë barriere për të mbrojtur prodhimet e vendit. Brenda 2008 nuk do të ketë dogana si pasojë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me rajonin, gjë që për prodhimin vendas në këto kushte do të shndërrohet në një sfidë të humbur./tvklan.al