Për rrugët është menduar pak. Situata e rreshjeve nxorri në pah mosfunksionimin e shumë akseve nacionale, por dhe kryeqyteti vuan në të hyrë dhe të dalë të tij. Gropa të mëdha përpara hyrjes në autostradë, rruga e prishur krijon trafik në kohë me diell e shi. I jemi rikthyer edhe njëherë rrugve pas harrimit që ju ka bërë mirëmbajtja. Drejtori i rrugve duhet ta ketë zyrën ktu. Qëndrueshmëria e një drejtori në detyrë nuk duhet parë se sa mirë sillet ai me eprorët, por nga gjendja e rrugve. Nga mosvënia dorë kjo pjesë hyrse e kryeqytetit është kthyer si dikur edhe autostrada ka nisur të tregojë se ka një fund të hershëm nëse nuk mendohet për asistencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugve. Kjo është Tirana jonë, me kontradita të reja, pallate e makina, po rrugë të pakalueshme. /tvklan.al