Rruli dhe zifti për këtë 10-vjeçar janë dekori më i zakonshëm në kryeqytet, sidomos në prag fushatash. Gropat e mëdha kurrë nuk u mbushën, hdhet një lopatë zhavor dhe hi syve atij që i dha të drejtën t’a shtrojë. Janë shtuar rrugë dhe rrugica dhe sa mbaron ajo rruga bëhet sërish për tender. Derdhen të tjera para dhe ajo shkatërrohet nga e para.

Bashkia e cila mbulon shtrimin e rrugëve duket se më shumë i ka nxjerrë zbuluar ato. Stafi aktual zgjedhur tetorin e shkuar thotë se nuk ka shtruar asnjë rrugë dhe se gjithçka i mbetet shtruesve të parë. Kjo bashki merret fillimisht me bërjen e projekteve. Paratë e dhëna 2 muaj përpara zgjedhjeve nga qeveria për shtrimin e disa rrugëve në Tiranë do të harxhohen për 60 ditë, kohë e përcaktuar për përfundimin e rrugëve sipas parametrave.

Mangësitë për të shtruar një rrugë vijnë dhe nga mosbashkërendimi i punëve. Pas 3 ditëve të shtrimit në to mund të ndërhyjë Ujësjellësi dhe Telekomi. Për ne zgjedhjet duhet të bëhen jo njëherë në 4 vjet, por çdo natë që të kemi rrugë dhe drita./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti