Numri dy i partisë socialiste Gramoz Ruçi ka sqaruar rishtaz konfliktin e fundit brenda grupit parlamentar. Ruçi ka mohuar qëndrimin e tij kritik për fjalën e mbajtur në Kuvend nga ish-kryeministri Ilir Meta.
Gramoz Ruçi: “Unë si kryetar grupi dhe si sekretar i përgjithshëm i partisë socialiste me pjestarët e mi të familjes politike nuk i anatemoj dhe nuk i përçmoj ata në atë farë feje siç i keni trajtuar juve. Unë merrem me rregullat e funksionimit të grupit parlamentar, me parimet që ka grupi im paralmentar dhe me ligjet dhe rregulloret që ka shteti shqiptar dhe parlamenti shqiptar. Kështu që të gjithë ato bëjnë pjesë në thashethemnajat që nuk i di burimet se na i keni marrë ju këto.”
Ndërkohë që një pjesë e deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe brenda partisë mendojnë:
Mustafa Muçi: “Fatkeqësisht këto reagime janë vazhdimi i qëndrimeve sektare, i qëndrimeve përjashtuse, i qëndrimeve përçarse në partinë socialiste që kanë nisur prej kohësh, por që u thelluan veçanërisht pas kongresit famëkeq të të dhjetorit.”
Brenda selisë rozë ndihet klima konfliktuale edhe pse drejtuesit e partisë socialiste mundohen të tregojnë se gjithçka është fashitur.
Gramoz Ruçi: “Nuk e kam dëgjuar dhe unë deri atë ditë sa të gjithë pjesëtarët e familjes time politike të asistojnë në programin dhe në strukturat institucionale të partisë sime, nuk replikoj, nuk dialogoj me ta jashtë gjirës të ksaj familje.”
Mustafa Muçi: “Unë mendoj se partia socialiste është e rrezikuar në zgjedhje për një arsye shumë të thjeshtë për faktin se qeverisja e saj sidomos këto vitet e fundit ka qënë problematike, për faktin se një pjesë e mirë e obligimeve të cilat janë marrë përpara elektoratit në vitin 2001 nuk janë realizuar dhe për fajktin se partia socialiste vazhdon të tregohet refrektare, pra vazhdon të mos tregojë vullnetin e duhur për përmbushjen jo vetëm të këtyre detyrimeve, por edhe detyrimeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të vëndit në Europë.”
Gramoz Ruçi: “Të gjitha këto hamëndje që bëhet gati për t’u formuar një strukturë e re e tjera, e tjera, i kam lexuar në faqet e gazetave, i kam parë dhe në komentet e gazetarëve, po nuk i kam parë në asnjë gojë të asnjë politikani të familjes time politikane.”
Mustafa Muçi: “ Nëse në partinë socialiste do të vazhdohet me të njëjtën frymë të përçarjes, të ndarjes së partisë socialiste, të izolimit të, të atyre që mendojnë ndryshe, sigurisht që kjo pjesë e partisë socialiste do të kërkojë që të, të testojë elektoratin apo të provojë veten në elektorat.” /tvklan.al